Vetëvendosje dënon sulmin ndaj Kajtazit, thotë se lajmet e tilla nuk guxojnë të bëhen normale

E publikuar: 13/10/2017 16:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka dënaur sulimin fizik ndaj kryeredaktorit të portalit Insajderi, Vehbi Kajtazi.

Kjo pari ka bërë thirrje që ky rast të hetohet dhe dënohet sa më parë, ndërsa ka thekësuar se lajmet e tilla nuk guxojnë të bëhen normale.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! dënon rëndë sulmin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Ky është i papranueshëm dhe duhet të hetohet e dënohet sa më parë prej organeve të rendit. Lajmet e tilla nuk guxojnë të bëhen normale”.

“Ngjarjet e tilla nuk bën të ndodhin dhe duhet të dënohen nga të gjithë. Liria e shprehjes duhet të jetë e garantuar edhe si fakt e realitet, jo vetëm në tekstet e këtij shteti të dobët”.

“Një vend i pasigurt për gazetarët, është i pasigurt për të gjithë”.

“I urojmë z. Kajtazi shërim dhe që ta kalojë sa më lehtë këtë ngjarje. Duhet të gjejë forcë që të mos dorëzohet para këtyre veprimeve kriminale”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Vehbi Kajtazi është sulmuar në mesditën e sotme në Prishtinë, ndërsa për këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar një person.