Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas arrestimit të aktivisteve të saj. Sipas Vetëvendosjes, arrestimi i dy aktivisteve ka qenë i dhunshëm nga Policia e Kosovës, transmeton gazetablic.com
Reagimi i plotë pas arrestimit i cili është publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes mund ta gjeni më poshtë:
Policia e Kosovës ka arrestuar dhunshëm dy aktivistët të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Mitrovicë, Erden Atiq dhe Imer Fejza. Ata, bashkë me aktivistë të tjerë të kësaj qendre, ishin duke realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Kuvendit Komunal për t’u bërë thirrje të gjithë asambleistëve të kësaj komune që ta votojnë rezulutën që nuk e pranon Zajednicën. Kjo rezulutë e cila ishte propozuar nga grupi parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Iniciativës Qytetare dhe Partisë për Drejtësi mori vetëm 9 vota për dhe 25 kundër.
Pas kësaj aktivistët e Lëvizjes kanë gjuajtur me ngjyrë ndërtesën e Komunës për të treguar kundërshtimin me votimin që ndodhi në Kuvend, kurse asambleistët që e kanë propozuar rezolutën e kanë lëshuar sallën.