Analisti Dukagjin Gorani tha se opozita po bën fushatë në “suaza të rregullave të lojës”, por sipas tij kur të kyçet në fushatë Lëvizja Vetëvendosje, “rregullat do të jenë gjëja e parë e sulmit”.
Ai tha se shpreson tek partitë opozitare në “shërimin e shoqërisë”, sepse për katër vjet është shkaktu dëm nga grindjet e pafundme.
“Unë mendoj që sot opozita ndodhet me një situatë relativisht konfore meqenëse është duke u zhvilluar fushatë mes partive që i kuptojnë rregullat e lojës, dhe janë duke u sillë në suaza të rregullave të lojës. Mirëpo kur të kyçet partia Vetëvendosje në fushatë zgjedhore, përvoja tregon që janë pikërisht rregullat gjëja e parë që ata kanë me i sulmu dhe ndërtimi i një kaosi gjuhësor, dhe krijimi i një kaosi kuptimor do të jetë sfidë, për krejt subjektet”, tha Gorani.
“Pas zgjedhjeve të fillojë një proces si shërimi dhe rikuperimi e pajtimi shopqëror, këtu është dëmtu edhe shtofi shoqëror për shkak të përçarjes së mëdhe dhe qasjeve denigruse. Kjo shoqëri ka nevojë të terapisë post-elektorale, dikush duhet me u kujdes për të”, tha Gorani.
“Shpresoj që opozita e ka kuptu dëmin që është shkaktu gjatë katër viteve të grindjeve të pafundme që i kemi pas edhe nevojën e domosdoshmërinë e shërimit e pajtimit shoqëror”, tha tutje Gorani.