Veterani nga Malisheva: Edhe fëmijët tanë do të na mallkojnë për përfitimet e pamerituara

E publikuar: 24/03/2015 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe Sinan Kastrati, nga fshati Balincë, Malishevë, ka vlerësuar se Listat e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së – me theks të veçantë ajo e Skuadrës së Ushtarëve të Balincës ku sipas hierarkisë ai ka qenë komandant, nuk janë ato që duhet të jenë.

Sipas tij, të gjithë ata që kanë jetuar në këto hapësira gjatë luftës, civilë e ushtarë e kanë vërejtur se në Listën e Veteranëve mungojnë disa veteranë dhe janë disa persona që kurrë në asnjë moment nuk njihen si ushtarë as nga ushtarët e as nga popullata.

“Ta shikojmë njeri-tjetrin në sy ashtu siç bëjnë luftëtarët e lirisë. Ndryshe do na vijë keq dhe do të na mallkojë e ardhmja. Edhe fëmijët tanë do të na mallkojnë për përfitimet e pamerituara”, ka thënë Kastrati.

Ja deklarata e tij e plotë:

D E K L A R A T Ë

Unë Sinan T. Kastrati , lindur më 02.03.1958 në Balincë , dëshiroj të bëjë publik qëndrimin tim në lidhje me Listat e Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së – me theks të veçantë për Listën e Skuadrës së Ushtarëve të Balincës ku sipas Hierarkisë Ushtarake unë kam qenë Komandant Skuadre .

Listat i kam lexuar me kujdes të veçantë . Prandaj kam ardhur në përfundim se këto lista nuk janë listat që është dashur të jenë . Shpresoj që këto gabime të mos jenë të qëllimshme . Në të gjithë kategoritë ka gabime po i quaj . Të gjithë ata që kanë jetuar në këto hapsira gjatë luftës , civil e ushtarë e kanë vërejtur se në Listën e Veteranëve mungojnë disa Veteranë dhe janë disa përsona që kurrë në asnjë moment nuk njihën si ushtarë as nga ushtarët e as nga popullata . Ndryshime pres të ketë në të gjitha kategoritë.

Secili duhet të trajtohet dhe të vlerësohët njëjtë për punën e bërë në mënyrë që të mos ketë dyshime në të ardhmen . Ta shikojmë njeri-tjetrin në sy ashtu siq bëjnë Luftëtarët e Lirisë . Ndryshe do na vijë keq dhe do na mallkoj e ardhmja . Edhe fëmijët tanë do na mallkojnë për përfitimet e pamerituara .

Duke shpresuar se do gjejmë mirëkuptim me komisionin- kom. e Brigadës 122 Imer Krasniqi tani nuk po përmendim emrat e futur gabimisht në të kundërtën jemi të detyruar të dalim edhe me emra dhe mbiemra .

Në fund fare dua ti njohtoj Bashkëluftëtarët e mi dhe të tjerët që unë në asnjë mënyrë nuk kam qenë pjesë e Komisionit për Verifikimin e Veteranëve . Jam i gatshëm ta them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën . Shpresoj që e vërteta do dal në shesh . Shpresoj që këto kanë qenë vetëm gabime .

Me respekt ish ushtari dhe kom .i skuadrës Sinan Kastrati- Mësuesi.(sic), ka shkruar Kastrati në Facebook. /Telegrafi/