Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Kuka ka pësuar aksident gjatë ditës së sotme.
Këtë moment, ai e kapi gjatë transmetimit të tij ‘live’ në Facebook.
Në video u pa se si makina ku ishte ai pasagjer, u aksidentua me një veturë tjetër, e cila ua “preu” rrugën pa paralajmërim.
Po ashtu, Kuka dëgjohet duke thënë se i ka lënduar duart si pasojë e aksidentit.
Në vend të ngjarjes, pas pak kohe, erdhën edhe shërbimet emergjente, të cilët u ofruan ndihmë të lënduarve.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë për këtë rast, mirëpo deri në publikimin e lajmit, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.