Oficeri kryesor që do të udhëheqë ushtrinë e Britanisë së Madhe kundër Shtetit Islamik është një veteran i Forcës Ajrore Mbretërore që ka shërbyer në luftën e fundit në Kosovë dhe në Irak, raporton Mirror.
Sir Stuart Peach do të jetë shefi i ri Shtabit të Mbrojtjes, transmeton Koha.net. Ai ka mposhtur për këtë pozitë shumë figura të rëndësishme të ushtrisë dhe marinës së Britanisë.
Mbretëresha dhe kryeministri i Britanisë David Cameron gjatë kësaj jave kanë caktuar Sir Stuart Peach udhëheqës të ushtrisë së Britanisë në luftën kundër ISIS-it, ndërsa ai do të fillojë punën në verë të këtij viti.
Vënia e tij si udhëheqës i Shtabit të Mbrojtjes do të përkojë me përfshirjen e Britanisë në një sulm në Libi, mbi ISIS-in së bashku me aleatët e tjerë. Britania do të marr pjesë me së paku 1 mijë trupa tokësore.
Ata do të jenë pjesë e sulmit me 6 mijë trupa të disa shteteve të përbashkëta të udhëhequr nga Italia kundër Shtetit Islamik që do të bëhet pas disa muajve.
59 vjeçari kishte shërbyer në Irak dhe Kosovë dhe ishte shef i shërbimit të fshehtë të mbrojtjes, si dhe për tre vjet ishte zëvendës kryetar i Komitetit të Përbashkët të Inteligjencës.