Një ish-ushtar britanik i cili tani jeton në rrugë tregon se si njerëzit e kanë pështyrë, urinuar dhe djegur çantën e tij të gjumit.
Ish-ushtari iu kishte bashkuar forcave të armatosura kur e la shkollën në moshën 16-vjeçare dhe kaloi 11 vite duke shërbyer për vendin e tij në të gjitha njësitë, duke shkuar në disa vende si Irlandë të Veriut, Kosovë, Bosnjë dhe Sierra Leone, transmeton Lajmi.net.
Billy e la ushtrinë në vitin 2004, duke filluar një biznes të tij, u martua dhe kishte një djalë, i cili vdiq tragjikisht në moshën 6 vjeçare.
Vdekja e tij hapi një vrimë të thellë në zemrën e tij, duke e grisur botën e Billy-të i cili ka kaluar tre vitet e fundit duke jetuar në rrugë.
Duke folur për humbjen e tmerrshme, ai tha: “Unë një mëngjes shkova në dhomën e tij për ta zgjuar nga gjumi për shkollë dhe ai ishte i vdekur në shtrat. Ishte e tmerrshme. Nuk munda ta marr veten më pas kësaj.”
Tragjikisht, Billy thotë se ka shumë ish-ushtarë të tjerë në situatë të ngjashme me të. Ai thotë se ka kontaktuar me Royal British Legion për ndihmë, por sistemi i strehimit e mban atë në rrugë.