Edhe pse kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, është arrestuar pas protestave të sotshme përballë Qeverisë, protestat do të vazhdojnë pa të dhe nëntë anëtarët tjerë të këshillit.
Kështu ka deklaruar Naim Gashi, i cili sot ka protestuar bashkë me të tjerë.
Ai, në një deklarim për KTV-në ka forcuar edhe njëherë fjalët e Qeriqit duke thënë se nuk garantojnë protesta paqësore në të ardhmen.
Arrestimet e kolegeve Gashi i ka konsideruar si spektakolare, meqë s’janë arrestuar në vend të ngjarjes por pas përfundimit të tyre, përcjell koha.net. Ndërsa, ka treguar se në ndërkohë këshilli po mbanë mbledhje për të caktuar ditën e saktë për vazhdimin e protestave.