Organizatat e dala nga lufta nesër do të takohen me krye parlamentarin Kadri Veseli ku do të diskutohet për themelimin e Gjykatës Speciale
Faton Klinaku, sekretari i OVL UÇK’së ka thënë për Express se në takimin e nesërm me kryetarin Veselin do të vendoset nëse këto organizata do të protestojnë kundër themelit të Speciales në ditën ku edhe pritet të votohet kjo Gjykatë.
“Nesër ne tri organizatat do të takohemi me Kadri Veselin dhe do t’iu njoftojmë për hapat e mëtutjeshëm”, tha Klianku.
Nga ana tjetër mediet tjera kanë shkruar të martën pasdite se OVL UÇK kanë hequr dorë nga organizimi i protestave për krijimin e Gjykatës Speciale.
Një javë më parë këto organizata kanë protestuar në sheshin “Skënderbe” për të kundërshtuar themelimin e Gjykatës Speciale si dhe për dënimet e grupit “Drenica”.