Derisa të përfundojë i gjithë procesi për finalizimin e listave të veteranëve Qeveria e Kosovës nuk do të shpërndajë përfitimet për ish-anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, duke ju përgjigjur pyetjes së deputetit Daut Haradinaj rreth kësaj çështje, siç transmeton rtv21, tha se Fondi për Veteranët është pjesë e buxhetit të rishikuar dhe sapo të finalizohen listat në përputhje me ligjin do të përfundojë edhe ndarja e këtij fondi.
Hoti ka thënë se gjithçka është transparente dhe në përputhje me ligjin.