Veteranët arrijnë në qeveri për takimin me Kurtin (FOTO)

E publikuar: 17/06/2022 09:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesit e organizatës së veteranëve kanë arritur në Qeveri për takimin me kryeministrin Albin Kurti.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi lidhur me pakënaqësitë e tyre, për mos përfshirje të veteranëve në Ligjin për pagën minimale.

Përveç ushtruesit të detyrës së kryetarit të OVL-së, Faton Kliniku ishte edhe Xhavit Jashari e të tjerë.

Dje, mbi 8 orë veteranët kanë protestuar para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Protesta ka qenë e qetë ndonëse në dy raste ka pasur tentim për të hyrë në Kuvend.

E krahas protestës jashtë edhe brenda në Kuvendin e Kosovës opozita pengonte mbarëvajtjen e seancës.

veteranet