Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci është i sigurt se deputetët do të reflektojnë dhe do të mbështesin themelimin e Gjykatës Speciale
Në përjashtim të deputetëve Fadil Demaku, Ganimete Musliu e Nait Hasani, ka thënë ai, deputetët tjerë si Rafet Rama, Fadil Beka, Salihe Mustafa, Raif Çela, Xhevahire Izmaku, Nezir Çocaj, Blerta Deliu-Kodra, Bekim Haxhiu, Flora Brovina pritet të reflektojnë në këtë aspekt
Gazeta ka kontaktuar disa nga këta deputetë, të cilët nuk kanë pranuar të flasin për repozicionin e tyre karshi Speciales
Grabovci thotë se Specialja do të votohet atëherë kur deputetët e Kuvendit do të jenë të përgatitur që mbështesin krijimin e saj./Zëri/