
Die Aargauer Nationalraete, von links, Matthias Jauslin, FDP, Jonas Fricker, Gruene, Mitte, und Hansjoerg Knecht, SVP, diskutieren am ersten Tag der Fruehlingssession der Eidgenoessischen Raete, am Montag, 29. Februar 2016 im Nationalrat in Bern. (KEYSTONE/Alessandro della Valle)
Deputeti i Parlamentit të Zvicrës, Jonas Fricker, duke mbështetur politikat ‘e të ushqyerit adekuat’ të Partisë së Gjelbër, ka dhënë një deklaratë të pamatur, duke i krahasuar derrat me çifutët në kohën e Hitelerit, transmeton gazetametro.net
Duke folur për kushtet e të ushqyerit të kafshëve, ai tentoi të tërhiqte vëmendjen e opinionit duke vlerësuar se çifutët në kohën e Hitlerit e kishin më mirë sesa derrat tek ne (në Zvicër.
“Njerëzit që janë deportuar, kishin pakëz gjasa të mbijetojnë. Derrat e kanë të sigurt vdekjen”, ka thënë ai.
Pasoi reagimi i ashpër në vend dhe më pas edhe pasojat e deklaratës së tij.
Fillimisht ai kërkoi falje në parlament e poashtu edhe bashkësisë izraeelito-zvicerane. Pastaj Fricker dha edhe dorëhqeje nga pozita e deputetit.
Ndërkaq, në Kosovë së fundmi njëri prej kandidatëve për kryetar të Komunës, Visar Korenica, kishte shpërndarë në Facebook thirrjen për zhdukjen e Izraelit.
Partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, u distancua nga ai qëndrim, por Korenica vazhdon të jetë kandidat për Kryetar të Rahovecit. /gazetametro.net

















