Pavarësisht se është një klasifikim muzikor, figura e Edi Ramës nuk i ka munguar edhe kësaj liste. Është pikërisht Buta, reperi që ka vendosur të sjellë Kryeministrin e Shqipërisë përmes këngës së tij në klasifikim dhe ka zgjedhur pikërish titullin “Edi Rama”.
Kënga e re e Butës ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar dhe duket se është pikërisht tematika e kësaj kënge që ka renditur reperin për herë të parë në krye të klasifikimit zyrtar të “Top Awards”.
Muzika është punuar nga Klajdi Hoxhaj ndërsa teksti mban vulën e vetë reperit. Sa i përket klipit, ku shfaqen edhe disa fjalime të kryeministrit, është kujdesur “Redbox Entertainment”.
Vetëm në Top List mungonte Rama por ja që është pikërisht Buta që na e ka dhënë mundësinë ta kemi të pranishëm.
Klasifikimi i kësaj jave ka ardhur paksa ndryshe krahasuar me javët e mëparëshme. Tre vendet e para kanë ndryshuar totalisht pasi është pikërisht Buta, Capital T dhe Tayna, qe renditen ndryshe nga një javë më parë.
Sa i përket hyrjeve të reja muzikore, kjo javë ka sjellë disa dhe janë ekzaktësisht 5 këngë që janë futur për herë të parë në klasifikimin e kësaj jave./TopAwards/tch/