Të paktën 25 persona janë vrarë sot në mëngjes në sulmet ajrore të qeverisë siriane ndaj zonave të kontrolluara nga rebelët në Alepo.
Lajmi është bërë i ditur nga Mbikëqyrësi i Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Ushtria siriane dje njoftoi se do ta niste një ofensivë të madhe kundër këtyre zonave, që nga dje dhjetëra njerëz janë vrarë në bombardime të ashpra.