​Vetëm edhe 20 minuta lojë, Kosova gjithnjë e me afër fitores ndaj Suedisë

E publikuar: 13/10/2025 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë kaluar 70 minuta lojë në ndeshjen mes Suedisë dhe Kosovës, e cila po zhvillohet në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut. Rezultati mbetet i pandryshuar, 1-0 në favor të Kosovës, falë golit të shënuar në pjesën e parë nga Fisnik Asllani.

Dardanët po vazhdojnë të mbrojnë me disiplinë dhe po kërkojnë të ruajnë epërsinë historike ndaj suedezëve, ndërsa vendasit po shtojnë presionin në kërkim të barazimit. Loja po zhvillohet me intensitet të lartë, me shumë duele në mesfushë dhe reagime të shpejta në të dyja anët e fushës.