Vetëm 203 votues në komunat veriore deri në ora 15:00, në Zveçan ende asnjë

E publikuar: 21/04/2024 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 në katër komunat në veri të Kosovës, 203 persona morën pjesë në votimet për shkarkimin e kryetarëve komunalë, raporton Ekonomia Online.

Sipas Elezit, në Leposaviq kanë votuar 122 persona, në Zubin Potok 17 dhe në Mitrovicë të Veriut 64 persona.

Sërish, sikurse edhe në njoftimin paraprak të KQZ-së, në Zveçan ende askush nuk ka votuar.

“Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar deri më tani ju njoftojmë se procesi i votimit janë duke vazhduar. Sipas të dhënave që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve në këto katër komuna numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është si në vijim: Në Leposaviq kanë votuar 122 votues, në Zubin Potok 17, në Zveçan nuk ka votues dhe në Mitrovicë të Veriut 64 votues. Në emër të KQZ-së ftoj të gjithë qytetarët e këtyre komunave që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të marr4ë pjesë në procesin e votimit”, tha Elezi.