Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme figurojnë 96 shtete që kanë njoftë Kosovën, mirëpo e vërteta asht që janë 112 shtete që tashmë e kanë pranue vendin tonë si shtet të pamvarun.
E në ketë mandat qeverisës, Kosova ka marrë vetëm dy njohje, atë nga Antigua & Barbuda, si dhe Niu, njohja e të cilit u publikue veç në facebook nga Ministri i Jashtëm.
Mirëpo këshilltari politik i Ministrit të Jashtëm, Ardian Arifaj thotë se janë ma shumë se kaq.
Ndërsa në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme nuk figuron diçka e tillë, madje edhe në shumë faqe tjera zyrtare mungojnë apo nuk janë përditësue emnat e shteteve që kanë njoftë Kosovën. Të paktën na nuk kemi arritë me gjetë ndonji informacion të tillë.
Arifaj shton se Ministria po punon fuqishëm që me e anëtarësue Kosovën në organizata të randësishme ndërkombëtare.
E analisti Avni Mazreku s’asht i kënaqun me numrin e shteteve që na kanë njoftë për shkak se nuk mjafton për anëtarësimin e Kosvoës në organizata ndërkombëtare.
Ai shton se marrja e këtyne 5 njohjeve, kishte me shëndrrue fuqinë lobuese të Kosovës, në nivel të Bashkimit Europian, tu’ e ba vetë BE’në lobuese për njohjet.
Edhe njohësi i politikave të jashtme, Bekim Baliqi, thotë se Kosova nuk duhet me u ndi e vetknaqun me numrin e njohjeve, transmeton rroku.
Ai thotë se njana prej aryseve pse Kosova ka stagnue në marrjen e njohjeve të reja asht edhe kriza 6 mujore, kur vendi mbeti pa Qeveri, sepse politika e jashtme asht reflektim i të mbrendshmes.
Baliqi shton se diplomacia jonë duhet me ndryshue. Ai thotë se Kosova duhet me gjetë kanale komunikimi me shtetet që nuk na kanë njoftë, në mënyrë që për nji periudhë afatshkurte ata me e ba nji gja të tillë.
Vetëm 2 njohje këtë mandat
NGA KATEGORIA