I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë ditës së sotme në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Nexhdet Zymberaj dyshohet se privoi sot nga jeta Rasim Binakajn, axhën e finalistes së BBVK 4, Elijona Binakaj.
I njëjti ishte në arrati qysh nga mëngjesi i së hënës, kur dhe kishte ndodhur ngjarja fatale.
Si pasojë e të shtënave me armë, kishte mbetur i plagosur edhe Edi Mehmeti, i cili sipas Shefit të Emergjencës, Jeton Vorfi, është në gjendje stabile për jetën.
Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.



















