Vetëdorëzimi diplomatik: Njohjet – as nuk i premtoi, as s’po i premton (VIDEO)

E publikuar: 18/01/2025 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Unë e di që jemi kritikuar që nuk ka njohje të reja, por duhet ta kuptoni një gjë as njohjet e reja nuk i kemi premtuar në fushatë”.

Kështu u arsyetua në fund të mandatit katërvjecar, kryeministri Albin Kurti, pra më 2 dhjetor të vitit 2024, raporton Klan Kosova.

Por, Kurti as në fushatën për 4-vjet tjera qeverisje, nuk po përmend t’i ketë njohjet si prioritet.

E dy nga njerëzit që drejtuan diplomacinë kosovare në të kaluarën e shohin këtë si dështim të ekzekutivit të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas dy diplomatëve, Kosova nuk ka pasur strategji të duhur që të përparojë në politikën e jashtme.

Njohjen e fundit, Kosova e ka marrë nga Izraeli në shtator të 2020-tes, si rezultat i marrëveshjes së Washingtonit. /Klankosova.tv