Në Kosovë murgu Jovan Sinxheliq i ruan në fshehtësi shumë të madhe shënimet e patriarkut serb të ndjerë Pavle, të cilat, për shkaqe sigurie, ndërrojnë vend çdo muaj.
Aktualisht ato gjenden në patrikanën e Pejë e i shohin vetëm njerëzit që patriarku i ka caktuar rojtarë të tyre.
Pavle, ka thënë murgu, Jovan, në dokumente disa here ka përmendur “se Kosova do t’i kthehet Serbisë, për një arsye, sepse shqiptarët thjesht nuk do ta duan”.
Sipas fjalëve të murgut, kjo edhe ka filluar të realizohet me shkuarjet masive të shqiptarëve nga Kosova.
Murgu Jovan, i cili është në moshë të shtyrë, pohon se në një pjesë të këtyre dokumenteve gjenden fjalët e patriarkut i cili tërheq vërejtjen për ditët e fundit të botës, shkruan gazeta “Kurir” e Beogradit, transmeton Koha.net.
Patriarku kishte tërhequr vërejtjen se në ditët e fundit Kisha Ortodokse serbe do të jetë në krizë të madhe sepse do ta humbë respektimin e ndikimin te njerëzit gjë që do të shpie tek ateizmi total dhe te stili modern i jetës.
Patriarku ka tërhequr vërejtjen se në Evropë do të ketë goditje ndaj të krishterëve.
Murgu Jovan tërheq vëmendjen se popullzimi i islamikëve në Evropë është fillim i luftës fetare.
Në fund shtohet se Rusia dhe Serbia do ta bëjnë ndarjen përfundimtare të Ballkanit sipas territoreve pas konfliktit final në të cilin Serbia do të jetë anën e fitimtarit.