Vetaksidentohet autoblinda e policisë në veri, tetë zyrtarë policorë janë pranuar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës

E publikuar: 13/12/2024 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se ka ndodhur një vetaksident i autoblindës së Policisë se Kosovës, në veri. Si pasojë edhe disa policë janë lënduar.

Këtë e konfirmoi Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

“Ka të lënduar por gjendja e tyre është stabile (sipas mjekëve).Të lënduarit janë në Spitalin Rajonal Mitrovica së Jugut”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, Nita Mustafa-Hakaj, zëdhënëse për media e Spitalit të Mitrovicës, tha për klankosova se deri tani janë duke u kryer ekzaminimet e para.

“Janë duke u bërë ekzaminimet e para të tetë zyrtarëve policorë, deri tani ende nuk dihet se ndonjëri ka nevojë të dërgohet për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në Qendrën Klinke Universitare të Kosovës.”