Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Vrellë të Istogut.
Në këtë rast, një veturë ka përfunduar jashtë rrugës.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ka ndodhur rreth orës 10:40. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidentit dhe po hetojnë rastin”, deklaroi Gashi.

















