Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti.
Rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Gjilan.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti.