Mbrëmjen e sotme, ka ndodhur edhe një aksident me fatalitet në vendin tonë.
Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës për Prizren.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës”, tha shkurt Bytyqi për InfoSot.
Kujtojmë se gjatë orës së pasdites është regjistruar edhe një tjetër aksident me fatalitet, ky në fshatin Carralevë, mes një autobusi dhe veturës, ku mbeti i vdekur një mjek specialist nga Suhareka.
















