Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ia ka dorëzuar kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, të publikuar dje.
Në shpalosjen e Raportit të Progresit, Apostolova vuri në pah se Kosova ka shënuar hapa konkretë në luftimin e korrupsionit, por në këtë segment duhet më shumë angazhim.
Kosova ka shënuar progres në disa fusha por që ka ende punë për të bërë në zbatimin e rekomandimeve që kanë dhënë zyrtarë të BE-së për vendin.
Kështu ka nisur shpalosjen e raportit të progresit për Kosovën për 2018 shefja e BE-së në Kosonë, Nataliya Apostolova.
Sipas saj, Komisioni Evropian ka çmuar lart ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, nisjen e hartimit të Statutit të Asociacionit të Komunave Serbe, reformat në ekonomi e në disa fusha të tjera.
Apostolova nuk ka garantuar nëse gjatë vitit 2018 kosovarët mund të udhëtojnë lirshëm në Zonën Shengen./RTK/