Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është abuzuar nga Vetëvendosje dhe është përcjellir me shkelje të mundshme kushtetuese.
Megjithëkëtë, lideri i PDK tha se partia e tij nuk do ti drejtohet Kushtetueses, por në rast të kundërt, ai tha Vetëvendosje menjëherë do të shkonte në Kushtetuese.
Këto komente, Veseli i bëri gjatë një interviste në RTK, ku theksoi se seanca e Kuvendit që nga fillimi kishte skenar nga Vetëvendosje për bllokim dhe dështim, por edhe me shkelje kushttuese që nga forma e betimit të kryesusit të seancës.
Ai tha se mbyllja e seancës në formë arbitrare nga kryesuesi ishte shkelje kushtetuese dhe për këtë arsye sipas Veseli deputetët e shumicës nuk shkuan më pas në seancë.
Ai tha se gjatë seancës konstituive, kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci ishte viktimë e skenarëve të Vetëvendosjes.
















