Veseli: Ushtria e Kosovës, argumenti më i mirë për ata që njëzet vjet pas lufte mohojnë sukseset e shtetit tonë

E publikuar: 21/06/2020 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se 21 vjet më parë, në koordinim të plotë me NATO-n, kanë filluar transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

“Sot, Ushtria e Kosovës, është kurorëzim i suksesit të madh institucional e shoqëror që kemi arritur bashkërisht. Me gjithë sfidat, kjo ushtri, është argumenti më i mirë për ata që njëzet vjet pas lufte mohojnë sukseset e shtetit tonë”.

“Nderim për të gjithë pjesëtarët që ishin pjesë e këtij transformimi, ashtu si për vijuesit e asaj rruge, oficerët dhe ushtarët tanë të sotëm”, ka shkruar Veseli në Facebook.