Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se ideja e përpjekjeve njerëzore për liri, demokraci dhe shtet të së drejtës lidhet ngushtë me datën e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kjo është një ditë e rikujtimit të vlerave të mëdha amerikane, mbi të cilat u ndërtuan vizione dhe shpresa për tërë botën demokratike”.
“Kosova ka rrugën e përbashkët të partneritetit dhe miqësisë së përhershme me SHBA-të dhe ne u jemi përjetësisht mirënjohës për gjithë atë që bënë dhe po bëjnë për ne. Urimet më të përzemërta për popullin dhe shtetin amerikan”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij, Facebook.