Veseli: Unë nuk do të jem kryetar i Kuvendit nëse Haradinaj nuk zgjedhet kryeministër

E publikuar: 08/09/2017 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kadri Veseli ka thënë se ai nuk do të jetë kryetar i Kuvendit të Kosovës, nëse Ramush Haradinaj nuk votohet kryeministër i vendit, njofton Klan Kosova.

Veseli, në një konferncë për media, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku tregoi se seanca për zgjedhjen e qeverisë do të mbahet nesër, e shtunë, në orën 16:00, pohoi se s’ka konstituim të Kuvendit dhe të institucioneve të tjera, pa u zgjedhur edhe Haradinaj kryeministër.

Ai më pas ka folur edhe për planet e qeverisë në ardhje, ku ka thënë se me propozim të PDK-së do të ketë një reformë të thellë në drejtësi, ku do të preken të gjithë ata që kanë rënë ndesh me ligjin, qofshin edhe familjar të udhëheqësve shtetërorë.