Kryeparlamentari Kadri Veseli thotë se për votimin e demarkacionit me Malin e Zi duhet të ketë konsensus politik. Por a ekziston një konsensus i tillë brenda koalicionit qeverisës.
Konsensus politik për demarkacionin po kërkon kryetari i PDK’së, Kadri Veseli. Por një konsensus i tillë nuk ekziston edhe brenda vetë koalicionit qeverisës.
Veseli ka folur për një çështje të tillë.
“Politika në Kosovë është produkt i mentalitetit të shoqërisë tonë. Ne jemi të obliguar që t’i kryejmë këto obligime të cilat i kemi ndaj qytetarëve tanë dhe duhet të ecim përpara”, tha Veseli.
“Kur e mendoj ku kemi qenë po besoj se çdo qytetar i vetëdijshëm i popullit tim kur e mendon ku kemi qenë dy dekada më herët edhe e sheh se ku jemi. Janë zhvillime të cilat as optimistët më të mëdhenj nuk i kanë pritur. Të reflektojmë mbi atë sakrificë mbi ata njerëz që kanë dhënë gjithçka edhe në të njëjtën kohë duhet të mendojmë për të ardhmen’, tha ai për RTK’në.
“Ne ndonjëherë mendojmë se mund të bëjmë gjithçka. Në realitetet historike në të cilat kemi kaluar edhe në këtë që jemi aktualisht duhet të sillemi konform interesave strategjike të popullit tonë”, tha Veseli.
“Ka perspektivë ky vend dhe ka mundësi që ky vend të ecë përpara dhe unë jam shumë optimist për këtë’, përfundoi kryetari i Kuvendit./GazetaExpress/

















