Veseli: Të shtunën votohet Qeveria

E publikuar: 07/09/2017 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kadri Veseli, kryetari i rizgjedhur i Kuvendit të Kosovës ka njfotuar se votimi i Qeverisë do të ndodh të shtunën.

Këto deklarata Veseli i bëri në fjalimin e tij të parë si kryetar për herë të dytë i këtij Kuvendi, derisa i ka ftuar pozitën e opozitën që të ndihmojnë në zgjidhjen e shumë çështjeve të cilat kanë mbetur peng qeverisjen e kaluar, raporton Express.

“Nuk kemi kohë për të humbur, çështjet që e kanë rënduar situatën në vend si demarkacioni nuk janë çështje as e dëshirave e as të synimeve elektorale.

Ato janë çështje shtetërore. Ne duhet t’i zgjidhim ato ne pozitë dhe opozitë”, ka thënë ai.