Veseli: Tash e tutje përgjegjësia bie mbi Opozitën

E publikuar: 16/11/2015 14:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit se nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme e parlamentit për miratimin e buxhetit të vendit për vitin 2016.

“Qëndrimi im është që të kemi seancë normale” ka shtuar shefi i Kuvendit.

Ai ka drejtuar akuza ndaj Opozitës duke thënë se kjo e fundit është e paaftë për t`u përballur me realitetin.

“Kërkoj sinqeritet prej tyre që të mos na abuzojnë se nuk iu kemi borxh”, ka theksuar Veseli.

Ai poashtu ka bërë me dije se kanë marrë një kërkesë nga ana e deputetëve për t`iu siguruar këtyre të fundit kushte për punë dhe se sipas tij tash e tutje krejt përgjegjësitë për veprimet e saj i merr Opozita, njofton Klan Kosova.