Veseli takohet me disa nga djemtë e dëshmorëve

E publikuar: 16/03/2018 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka pritur në zyrën e tij disa nga djemtë të dëshmorëve të Kosovës.

“Prindërit e tyre luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

“Sot, këta të rinj, djem të dëshmorëve, po japin kontributin për Kosovën e re. Bashkë diskutuam për shumë procese në vend, në veçanti për krijimin e mundësive më të mëdha për fëmijët e dëshmorëve”.