Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratike nuk ka shprehur aspak skepticizëm se PDK-ja do ta ketë sërish Drenasin nën qeverisje.
Këtë ai e ka thënë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, vetëm dy ditë para se në këtë komunë qytetarët të votojnë për dy kandidatët që zgjedhjet 4 dhjetorit i nxorën në Balotazh.
Veseli është i bindur se Ramiz Lladrovdi i PDK-së do të jetë triumfues i këtyre zgjedhjeve dhe se ai do t’iu shërbejë qytetarëve pa dallim.
“Nuk ka asnjë mëdyshje se Drenasi do të jetë unik dhe do ta mbështesë, si përherë, PDK-në. Të dielën, bashkë me qytetarët, festojmë fitoren e madhe. Ramiz Lladrovci, si Kryetar i Drenasit, do t’u shërbejë të gjithëve, pa përjashtim, në mënyrën më të mirë”, ka shkruar Veseli.
Të dielën, me 18 dhjetor Ramiz Lladrovdi i PDK-së dhe Isa Xhemajlaj i NISMA-s për Kosovën, do të garojnë sërish kundër njërit tjetrit për kryetar të Komunës së Drenasit.


















