Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i ka bërë thirrje Presidentes që t’i ftojë liderët politikë për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza politike, raporton KTV.
“Është e domosdoshme qe të gjendet një zgjidhje politike për të kaluar këto sfida dhe për ta orientuar vendin drejt zhvillimit ekonomik. Është obligim Kushtetues, por edhe moral para qytetareve, që të kalohet kjo situatë. Po dëmtohemi si brenda ashtu edhe jashtë. Derisa ne po e vazhdojmë konfliktin e brendshëm, në arenën ndërkombëtare po dëmtohemi. Presidentja e vendit duhet t’i thërrasë palët në një tryezë të dialogut. Ky është obligim Kushtetues i saj dhe palët duhet të përgjigjen. Kërcënimi me zgjedhje nuk është opsion, sepse do te krijonim precedent, por dialogu është obligim i te gjithë neve”, thuhet në letrën e Veselit.