Veseli përcolli zv.presidentin Biden

E publikuar: 17/08/2016 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas shoqërimit dhe bisedave miqësore në Aeroport, kryeparlamentari Veseli e ka falënderuar zëvendëspresidentin Amerikan për mesazhet mbështetëse për Republikën e Kosovës.

“Pata nderin ta përcjell dhe falënderoj për vizitën në Kosovë, zëvendëspresidentin Biden. Mirupafshim mik i madh i Kosovës”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook pak minuta pas përcjelljes së zvpresidentit Amerikan Biden.