Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit ka thënë se do ta mbrojnë sovranitetin vendit.
Ai këto komente i ka bërë në përvjetorin e 35 të rënies së atdhetarëve Tahir e Nebih Meha në Prekaz përkrah Murat Mehës kryetar i komisionit shtetëror për demarkacion, njofton Klan Kosova.
Meha i cili është edhe familjar i Tahir e Nebih Mehës ka thënë se ata luftuan me pushkë, ndërsa këta me pendë.


















