Veseli optimist se VV e kanë ndryshuar mendjen për demarkacionin

E publikuar: 08/03/2018 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar që beson se deputetët e Vetëvendosjes do të votojnë pro marrëveshjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
Veseli, në deklarimin e tij për media, pas takimit të kryesisë së Kuvendit ka thënë se është optimist se tashmë deputetë e kësaj partie e kanë ndryshuar mendjen sa i përket demarkacionit.

Ai ka folur edhe për caktimin e vazhdimit të seancës për votimin e Demarkacionit. Ka thënë se do të ndodhë shumë shpejt dhe se është koha t’i jepet fund izolimit të kosovarëve.

Megjithatë në këtë takim të kryesisë, Veseli tha se është diskutuar çështja e rregullores së re të kuvendi, përderisa nuk është prekur mundësia e caktimi të një date të re për seancën për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë – Mal i Zi./Lajmi.net/