Veseli- opozitës: Jemi ulur me Millosheviqin, pse nuk po bisedoni me Thaçin e Mustafën

12.02.2016 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veseli- opozitës: Jemi ulur me Millosheviqin, pse nuk po bisedoni me Thaçin e Mustafën

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se liderët e partive politike duhet ti përgjigjen pozitivisht kërkesës së presidentes së Republikës, Atifete Jahajga, për takimin e përbashkët.
Sipas tij, përfaqësuesit e Kosovës para 17 viteve ishin ulur në një tryezë edhe me Slobodan Milosheviqin.

“Jemi ulur në Rambuje me njerëz si Millosheviqi e tash ‘nuk ulna unë me Hashim Thaçin e Isa Mustafën’. Për mu kjo nuk ka logjikë. Secili e ka historinë e vet, krenarinë e vet, ka familje, duhet me pas fytyrë e mos me i fy njerëzit”

“Presidentja po i fton në takim gjithë. Ne duhet të ulemi bashkërisht, të bisedojmë, pasi është në interes të njerëzve. Por ajo çfarë duhet në këtë moment është shpejt të bëhet një kthim, i cili ka të bëjë me rrugën institucionale”, është shprehur ai në emisionin “Debat” të RTK-së.

Ai ka thënë se pozita e presidentit nuk do të mbetet bosh, por do të veprohet në bazë të Kushtetutës, transmeton Indeksonline.

“Ditën e seancës do ta shohim kur koalicioni qeveritar do t’i sjell nënshkrimet, nëse do të kemi seancë të jashtëzakonshme, ose seancë normale. Kosova do ta ketë presidentin e vet, pavarësia ka përfunduar dhe do të jetë e përjetshme, por edhe presidenti do të jetë shumë meritor”, ka thënë Vesli për RTK.

Veseli, ka thënë se gjatë takimit me ambasadorët ka marrë këshilla për të qenë të qetë dhe t’i zgjidhnin problemet përmes institucioneve dhe jo rrugës.

Ai në RTK ka thënë se shqetësimi i tyre kryesor është sjellja e opozitës në rrugë dhe anashkalimi i institucioneve.

“Ajo çfarë është në traditën tonë, është këshilla, të kemi durim, të kemi maturi dhe të respektohen Kushtetuta e Kosovës. Asgjë nuk ka ndodhur e zbuluar në moment. Kemi një proces së zgjedhjes së presidentit. Rregullat e demokracisë janë këto, ka pozitë dhe opozitë. Neve na bashkon interesi i vendit. Edhe kur është aprovuar Kushtetuta, është aprovuar prej shumicës, me përjashtim të Vetëvendosjes.

E thash edhe një herë, qetësi dhe maturi, por në të njëjtën kohë vendosmëri që zgjidhja të bëhet vetëm në Institucione. Ajo që është shqetësuese dhe për ta është rrugëtimi jashtë institucioneve është e pa pranueshme për të gjithë këta partner”, ka thënë Veseli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti