Veseli: Nuk do të zmbrapsemi, demarkacioni do të votohet

E publikuar: 21/03/2018 15:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka njoftuar se seanca e cila ishte ndërprerë për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës do të nis së shpejti.

Ai ka bërë me dije se pesë deputetët e Vetëvendosjes që kanë hedhur gaz i kanë përjashtuar nga seanca.

Sipas Veseli deputetët Flora Brovina dhe Ramiz Kelmendi janë keq me shëndet për shkak të lotsjellësit.

Veseli njëherit ka deklaruar se është e pamundur që siç ka thënë ai “Vetëvendosje me qenë më patriotë se ne të tjerët”.

Ai theksoi më tutje se nuk do të zmbrapsen dhe Demarkacioni do të votohet./rtklive/