Veseli: Nëse një metër katror i është marrë Kosovës , nuk do ta votoj Demarkacionin

E publikuar: 04/11/2015 20:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kadri Veseli ka folur edhe për Marrëveshjen e Demarkacionit.

Ai a thënë se nëse një metër katror i është marrë Kosovës , nuk do ta votojë Demarkacionin.


 

Veseli: Më shumë ka deputetë të PDK-së kundër Demarkacionit se të AAK-së

Veseli për Demarkacionin me Malin e Zi, tha se nuk ka asnjë validitet derisa të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

“Unë frikësohem se PDK-ja ka më shumë deputetë që do të votojnë kundër Demarkacionit me Malin e Zi se sa të AAK-së”, tha Veseli.


 

Veseli : Opozita po e ekskomunikon veten

Në vazhdim të bisedës në Rubikon Veseli ka thënë se me veprimet e veta opozita po e ekskomunikon veten.
Ajo po do bllokadë, nuk po do debat në Kuvend, tha Veseli.


 

Për Veselin hedhësit e gazit lotsjellës janë Boshko Buha

Veseli tha se atë ditë në Kuvendin e Kosovës, të gjitha hapësirat e administratës kanë qenë të pushtuara me gaz lotsjellës.

Ai, aktivizuesit e gazi lotsjellës i quajti Boshko Buha (sqarim: një personazh partizan në Luftën e Dytë Botërore, në ish-Jogusllavi, saktësisht në Bosnje dhe Hercegovinë).


 

“Opozita e ftoi policinë në Kuvend”

Kadri Veseli ka thënë se policinë, me sjelljen e saj e ftoi opozita. Nuk e kam ftuar unë.


 

Opozita nuk ka të drejtë, ajo nuk po do dialog

Kryetari i Kuvendit ka thënë se Opozita nuk të drejtë të akuzojë për situatën në veri. Ai ka shtuar se opozita nuk po do dialog dhe po bllokon.


 

Veseli: Treguam se Kosova është shtet që funksionon

Kemi bërë mirë që e mbajtëm seancën pasi me të dërguam mesazh se Kosova është shtet që funksionin, tha Kadri Veseli në Rubikon.


 

Veseli e quan normale mbajtjen e seancës në bufe

Në emisionin Rubikon të KTV-së, i ftuar është Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka folur për seancën maratonake të Kuvendit, më 23 tetor.

Ai e quajti normale mbajtjen e seancës në sallën e bufesë, pa praninë e deputetëve të opozitës.

“Në ora 16:00 është caktuar për arsye se qeveritarët kanë kërkuar ngaqë ata kanë pasur agjendë të ngarkuar”, tha Veseli, transmeton Koha.net.

Për ngjarjet që kanë ndodhur në atë seancë, Veseli ka thënë se nuk kishte dëshiruar t’i shoh kurrë në jetën time.