Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Me ftesë të Partisë Demokratike, kryetari Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku zonja Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara”, bëhet e ditur përmes një komunikate.
Gjate qëndrimit disaditor në SHBA, kryetari Veseli pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Shtetit amerikan dhe personalitete tjera nga bota.

















