Në Ditën ndërkombëtare të tolerancës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se ngjarjet pakëndshme të periudhës së fundit në jetën politike të Kosovës e kanë bërë të nevojshme që të ritheksohet dhe kultivohet toleranca në vendin tonë.
Ai tha se duhet që të gjithë të distancohemi nga gjuha e urrejtjes, paragjykimet dhe dhuna, e të ndërtojmë sa më shumë ura mes njerëzve dhe të hapim kanale komunikimi mes atyre që mendojnë ndryshe.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:
Ne duhet të përpiqemi edhe më shumë që të ndërtojmë një shoqëri sa më dinjitoze, që i përqafon plotësisht vlerat e liberal-demokracisë dhe që e sheh pluralizmin si pasuri, e jo si pengesë.
Një shoqëri ku dallimet e qëndrimeve, bindjeve dhe opinioneve trajtohen me dialog dhe mirëkuptim dhe ku qytetarë të përkatësive të ndryshme jetojnë në harmoni dhe në respekt të ndërsjellë për njeri-tjetrin.
Prandaj, duhet që të gjithë të distancohemi nga gjuha e urrejtjes, paragjykimet dhe dhuna, e të ndërtojmë sa më shumë ura mes njerëzve dhe të hapim kanale komunikimi mes atyre që mendojnë ndryshe”. /Telegrafi/


















