Veseli: Natë e veçantë për Kosovën, suksese filmit ‘Shok’

E publikuar: 28/02/2016 20:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka uruar suksese ekipit të filmit “Shok”.

Ai thotë se sonte është një mbrëmje e veçantë për Kosovën.

Veseli shkruan në Facebook:

Sonte është një mbrëmje e veçantë për Kosovën. Emri i vendit tonë do të gjendet në piedestalin më të lartë të artit dhe kinematografisë botërore, në mbrëmjen e çmimeve “Oscars” në Los Angeles.

Sukses ekipit të filmit “Shok”!

Jemi krenar me Ju.