Veseli mohon të këtë kërkuar nga deputetët t’i tërheqin nënshkrimet (Video)

E publikuar: 17/11/2016 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se asnjëri nga deputetët nuk e ka pyetur kur e kanë hedhur nënshkrimin për të kërkuar seancë të jashtëzakonshme për vdekjen e Astirit Deharit por as kur i kanë tërhequr nënshkrimet.

Veseli pas mbledhjes se Kryesisë në të cilën nuk mori pjesë opozita tha se opozitarët vetëm po e shfrytëzojnë foltoren e Kuvendit duke i kritikuar ata për mosmarrje pjesë në mbledhjen e Kryeisisë.

I pari i Kuvendit, kërkoi qe të mos përdoret vdekja e Deharit politikisht. Kosova, sipas tij, ka institucione dhe duhet lënë qe të zbardhet e vërteta. /Indeksonline