Kru i Kuvendit, Kadri Veseli, i është përgjigjur Zafir Berishës lidhur me deklaratat e tij ndaj familjes së Hajredin Kuçit.
Veseli u shpreh se janë të rënda deklaratat e deputetit të “Nismës” ndaj zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi.
“Për zotin dhe gjakun e derdhur për këtë dhe, mos hyni në të tilla deklarata”, ka thënë Veseli.
E deputeti i NISMA’së, Zafir Berisha, duke relikuiar me zëvendësministrin Hajredin Kuçi, i ka thënë këtij të fundit se kur ai ka qenë në burg, Hajredin Kuçi ka qenë milicë në Vushtrri.
Kurse, zëvendësministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se kurrë në jetë nuk ka bërë asnjë vepër kundër atdheut.
“Unë fola për kohën deri në 1999, pas luftës Zafir, t’i dhe të tjerët ia pafshi hajrin për çdo gjë që keni bërë”, tha ai.