Lajmet

Veseli: Lista Serbe të reflektojë, ushtria do të bëhet

19.05.2016 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Veseli: Lista Serbe të reflektojë, ushtria do të bëhet

Shndërrimi i FSK-së në ushtri ka hasur në vështirësi reale kushtetuese për shkakun se për formimin e saj duhet vota e dyfishtë e pakicave në Kuvendin e Kosovës.

Për këtë çështje dje erdhi një sinjal nga Kongresi amerikan, i cili i kërkoi administratës së Obamës që ta shtyjë përpara çështjen e Kosovës në partneritetin për paqe të NATO-s.

Kongresi amerikan zyrtarisht njëzëri ka miratuar amandamentin ku i bëhet thirrje administratës amerikane që të përgatisë Kosovën për partneritet për paqe me NATO-n. Këtë vendim të Kongresit amerikan e kanë mirëpritur krerët e shtetit. “Falënderoj Kongresin amerikan për këtë vendim dhe jam i bindur se Kosova po përgatitet dhe veq është gati për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, një forcë kjo multietnike dhe me një përfaqësim meritor gjinor. FSK-ja ka bërë reforma të rëndësishme, reforma këto plotësisht në përputhshmëri me standardet e NATO-s. Prandaj mund të themi që këto javët e fundit që i kemi kaluar kanë qenë javë evropiane dhe euroatlantike për Kosovën dhe kjo ka qenë meritë e të gjithëve”, ka theksuar presidenti Hashim Thaçi për RTK-në.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se vendimi i djeshëm tregon lartpamësinë e një shteti, i cili dëshiron stabilitet. “Vendimi i djeshëm i Kongresit amerikan është një vendim jashtëzakonisht pozitiv, i cili tregon edhe një herë largpamësinë e një shteti, siç është shteti amerikan, i cili dëshiron stabilitet për regjionin. Nuk po flas në këtë kontekst vetëm për Kosovën. E konsideroj jashtëzakonisht pozitiv për vetë faktin se i inkurajon të gjitha palët edhe këtu në Kosovë për të sensibilizuar se sa është e rëndësishme ushtria e Kosovës”, ka thënë Veseli për RTK-në. Ai tutje ka theksuar se është i pashmangshëm krijimi i Forcës së Armatosur të Kosovës. “Duhet të kuptohet se ky shtet nuk do të mbetet peng i askujt jashtë Kosovës dhe ne do të veprojmë. Ne jemi të vonuar në këtë proces, prandaj ftoj veçanarisht kolegët e Listës Serbe që janë duke e bërë një punë shumë pozitive në Kuvendin e Republikës së Kosovës që të reflektojnë edhe në këtë çështje, për arsye se kjo do të bëhet domosdo”, ka nënvizuar Veseli.

Edhe pse nuk e ka ende statusin e ushtrisë, Forca e Sigurisë e Kosovës në vitin 2015 për qytetarët e Kosovës ka dalë të jetë institucioni më i besueshëm në Kosovë, me 67.8 %.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje