Veseli: Kur t’i ketë Kurti 61 vota ia nënshkruaj postin e Kryeparlamentarit

E publikuar: 24/08/2017 11:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas deklaratës së të parit të PDK-së Kadri Veseli i menjëhershëm ka qenë reagimi i liderit të VV-së, Albin Kurti.

“Pse s’po matesh ? Dil matu, shiko a i ki 61 deputetë. Gjykata kushtetuese me vendimin  26 gushtit 2014 ua ka dhënë të drejtën, pra dil matu. Pse nuk po del të matesh, nëse nuk don të matesh nëse frikësohesh të matesh atëherë jam i bindur që në mesin e deputetëve të PAN-it ka deputetë që i marrin 61 vota”, ka thënë Kurti, raporton Indeksonline.

Ai ka theksuar se rrjedhimsiht kjo nënkupton që ka deputetë në mesin e PAN-it që ai i voton për kryetar të Kuvendit, por koalicioni nuk mund të propozoj atë.

“Nuk më takon mua të propozojë, ose Veselin i cili nuk di a kalon ose propozoni dikë tjetër që po u them se ka shumë mundësi të kalojë. Pse gjithë ky inat, pse gjithë kjo mëri e gjuhë e urrejtjes, ashpërsi kundër neve. Unë vetëm një pyetje të thjeshtë e bëra. Sa për pesë të arrestuarit e Vetëvendsojes, në muajin gusht të vitit ë kaluar zotëri Veseli ka dhënë urdhër që të shkojnë në burg, ata u liruan dje, por ky nuk arriti të bëjë punën e Prokurori dhe Gjykatësit deri në fund. Ka dështuar në uzurpimin e drejtësisë. Astrit Dehari është mbytur në burg, është Qeveria e Vetëvendosjes që do ta çlirojë vendin nga ta dhe do të zbardhët ky rast. Ai e barazojë flamurin kombëtar shqiptarë me atë të Serbisë, pa e pyetur ky përgjigjet për të gjithë ata që kanë pasur dilema”, ka përfunduar Kurti.