Veseli: Ku ka lajm më të mirë për 10 Vjetorin se njohja e re

E publikuar: 15/02/2018 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i është gëzuar njohjes së re të Pavarësisë së Kosovës nga ishulli i Barbadosit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Veseli ka shkruar se “çfarë lajmi më të mirë se njohja mund të marrim për përvjetorin e 10-të.

“Faleminderit Barbados për njohjen e Kosovës. Çfarë lajmi më të mirë mund të marrim për përvjetorin tonë të 10-të”, ka shkruar Veseli.

Po ashtu njohjes së Kosovës i është gëzuar edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në urimin e tij, Thaçi ka shkruar se festa në Kosovë sapo ka filluar.

Lajmin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Barbadosi e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli që njëherit është edhe ministër i Punëve të Jashtme.

Barbadosi është shteti i 117 që e njeh pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com